Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është duke u izoluar në lidhje me frikën e koronavirusit, konfirmoi zyra e tij.
Gruaja e tij, Sophie Gregoire-Trudeau pati simptoma të buta të virusit, pas një vizite që pati në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo po testohet për virusin dhe së bashku me të shoqin, kryeministrin Trudeau, dhe po qëndrojnë në shtëpi derisa të marrin rezultatet e testeve.
Zoti Trudeau nuk ka shfaqur asnjë simptomë deri më tani, por është thjesht një masa paraprake për të parandaluar përhapjen e Covid-19.









































