Qeveria a Katalonjës vendosi të izolojë katër qytete në provincë të Barcelonës, Igualada, Vilanova del Camí, Santa Margarida Montbui e A’dena, për një total prej 70 mijë personash, pasi një vatër koronavirusi goditi një spital në Igualda, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe 49 të prekur, mes të cilëve 33 operatorë shëndetësorë.
Masa drastike hyri në fuqi në orën 21:00 dhe nuk mund të hyjë e të dalë njeri nga këto zona. Ndërsa, nga e premtja do të mbyllen shkollat në të gjithë rajonin.








































