Google search engine
Home Aktualitet Koronavirusi iu mori jetën, mbërrijnë në Durrës trupat e dy emigrantëve shqiptarë

Koronavirusi iu mori jetën, mbërrijnë në Durrës trupat e dy emigrantëve shqiptarë

0
336

Italia është në një kolaps total pas përhapjes së frikshme të koronavirusit. Mes bilancit tragjik prej 827 viktimash, dyshohet që dy prej tyre të janë emigrantë shqiptar.

Sipas Report Tv, mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, janë edhe dy trupat e pajetë të dy emigrantëve shqiptar që mendohet se nuk ia dolën të triumfonin në betejën me koronavirus.

Në tragetin e mbërritur ditën e sotme, siç është paralajmëruar edhe më parë, u sollën 32 kamionë dhe 2 autovetura. Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave.  E për pasojë, çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here