E gjithë bota prej ditësh është nën ethet e prekjes nga koronavirusi. Shumë qytetarët iu janë bindur rregullave dhe masave strikte të ndërmarra nga qeveritë e vendeve përkatëse, ndërsa shumë të tjerë e kanë marrë si lojë, sidomos të rinjtë. Duke pasur parasysh statistikat se të moshuarit janë ata që nuk e përballojnë do koronavirusin, shumë të rinj po abuzojnë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të atyre që i rrethojnë.
Mirëpo një mesazh prekës dhe shumë sensibilizues vjen nga një vokalist i njohur në Itali, Leonardo Greco, i cili është i shtruar në spital
“Jam 37 vjeç, e kam dashuruar gjithmonë sportin dhe gjithmonë kam qenë shumë aktiv dhe i shëndetshëm… Ju shkruaj nga shtrati i spitalit Saço. Ndërkohë që ju shkruaj i kam sytë me lot. Kam nevojë për oksigjen në mënyrë që të mos kem probleme me frymëmarrjen, kam temperaturë të vazhdueshme, kam pneumoni. Deri tani më kanë marrë 2 tampona për COVID-19 dhe të dy kanë dalë negativë. Më bënë një të tretë këtë mëngjes, sepse kam ekzaktësisht simptomat e këtij virusi. Ju shkruaj që të kuptoni që nuk është një lojë dhe as një shaka. Nuk sëmuren vetëm të moshuarit! Mendoni për veten dhe mendoni për të dashurit tuaj. E vetmja mënyrë për të ndihmuar është duke qëndruar në shtëpi Bëjeni ju lutem! Shpresoj që dëshmia ime të mund të shërbejë.”, shkruan Greco.










































