Google search engine
Home Aktualitet Viktima e parë në Shqipëri/ Ngrihet në këmbë spitali i Durrësit, në...

Viktima e parë në Shqipëri/ Ngrihet në këmbë spitali i Durrësit, në dhomën e të moshuarës ndodheshin pacientë të tjerë dhe kishin hyrë mjekë e infermierë (Ja sa analiza pritet të merren nga ISHP)

0
347

Mesditën e sotme u shënua viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërroi jetë në spitalin e Durrësit 73-vjeçarja e prekur me COVID-19, por që vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.

Ky është një ndër rastet më të rënda në Shqipëri, pasi e moshuara ndodhej prej shtatë ditësh në spital dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi. Por, ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

Mësohet se pacientja ka qëndruar për disa ditë e paizoluar në spital, duke pasur kontakte direkte me personelin mjekësor, por edhe me pacientë të tjerë, të shtruar në dhomën e saj.

Deri më tani, janë marrë mostrat e 30 mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit, ku po iu kryhet analiza për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here