Google search engine
Home Politike Romeo Kara shpërthen ndaj Agron Tufës: Nxirës dhe pështytës katrani, po nxin...

Romeo Kara shpërthen ndaj Agron Tufës: Nxirës dhe pështytës katrani, po nxin çfarë t’i dalë përpara

0
486

Ish-kreu i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, pas marrjes së azilit ka shpërthyer në sulme të forta në drejtim të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ditën e djeshme, përmes një postimi Tufa ka publikuar një listë me 330 persona, që sipas tij kanë qenë armiqtë e diktaturës komuniste. Pas publikimit të kësaj liste, reagoi ashpër juristi Romeo Kara, i cili e akuzoi Tufën si nxirës profesionist të historisë, duke shtuar se ai po nxin çdo gjë që i del përpara. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, juristi u shpreh se dy nga personat e listës që ka publikuar ish-kreu i ISKK i njeh personalisht dhe sipas tij kanë qenë dy luftëtarë të shkëlqyer. “Ky intelektu’hali ka marrë një mision, një furçë, bojë pafund të zezë dhe po nxin çfarë t’i dalë përpara. Megjithatë unë kam njohur personalisht dy persona nga kjo listë, dy burra zotni, dy figura të luftës antifashiste, dy vlonjatë të shkëlqyer: Qazim Kondin dhe Mehmet Jahon, që ndryshe e thërrisnin Luftëtar Bolena. Nuk kam takuar burrë të dytë me zotni se Qazim Kondin, i cili ishte një personalitet i padiskutueshëm i luftës, që jo vetëm sakrifikoi duke luftuar dhe rrezikuar jetën e tij, por edhe pasurinë që e kishte të shumtë edhe para luftës. Njerëz si Qazim Kondi, vetëm i dhanë këtij vendi, që fatkeqësisht pjell edhe lëtyra të sojit të nxirësit profesionist të historisë, që u akuzua publikisht nga Ilir Mborja për plagjiaturë duke vjedhur punimet e mikut dhe ish-pedagogut tim Aristotel Spiro”, tha Romeo Kara. Më tej, juristi shtoi se Agron Tufa është përfshirë në skutat ruse, duke e cilësuar si nxirës dhe pështytës katrani. “Qëllimisht ky nxirës dhe pështytës katrani, përzien në një thes me kriminelët edhe heronjtë e vërtetë. Realisht ky shpirtkatran bën mirë kur gjen, përsëris në nuk kemi asnjë ndjesi ndaj vlerave tona historike dhe ruajtjes së figurës së heronjve. Ky zvarranik mendjemadh, që ka shumë ide për veten, do mbahet mend vetëm si korrigjuesi i zi i historisë. Mehmet Jahos, që ka qenë tmerri i pushtuesve, një nga njerëzit më trima të luftës, aq sa u quajt Luftëtar Bolena, ky picirruk zhulaman vetëm i vjen anash. I lumtë pushka Qazimit dhe Mehmetit, se historia po tregon se ata ishin shqiptarët e vërtetë, patriotët dhe zotërinjtë e vendit, shembuj për ne që jemi zhytur në llum dhe për brezat që do vijnë. Nuk ndoten kurrsesi Qazimi dhe Mehmeti nga një plagjiaturist, të molepsur në skutat e Moskës”, tha Romeo Kara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here