Nelio Pavesi këshilltari komunar i Piacenza ka vdekur në spital në moshën 68-vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus. Në ditët e kaluara ai ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.
’Lamtumirë Nelio. Me dhimbje të madhe mora vesh për humbjen tënde, Publikisht dua të të falenderoj për impenjimin tënd dhe rolin tënd në të mirë të shoqërisë. Do më mungosh’, ka shkruar në Facebook kryebashkiakja Patricia Barbieri.








































