Një banesë private është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit tek rruga e Dibrës në Tiranë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shpëtuar një të moshuar që ndodhej brenda banesës dhe rrezikonte të digjej. Dorjana Bezat raporton për BalkaWeb se nga zjarri pati vetëm dëme materiale ndërkohë nuk bëhen ende të ditura shkaqet e zjarrit në banesë.








































