Google search engine
Home Aktualitet OFL ‘shënjestron’ të rrezikshmit e radhës/ Organizatë kriminale, trafik droge dhe shfrytëzim...

OFL ‘shënjestron’ të rrezikshmit e radhës/ Organizatë kriminale, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni

0
317

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, dy personave të radhës.

Mësohet se OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë brenda 48 orësh, shtetasve: M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”; dhe S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL thekson se do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here