Google search engine
Home Lifestyle “Nuk kemi frikë nga koronavirusi”, grupi i austriakë befasojnë me atë çfarë...

“Nuk kemi frikë nga koronavirusi”, grupi i austriakë befasojnë me atë çfarë thonë: Do shkojmë në Sarandë dhe më pas në Shkodër!

0
280

Pavarësisht se numri i personave të infektuar në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 12 dhe kemi një viktimë, kjo gjë nuk e ka ndalur një grup prej 30 turistësh nga Austria që të vizitojë Shqipërinë.

“Nuk kam frikë sepse ka të prekur edhe në Itali e Austria. Kështu që jemi këtu dhe do qëndrojmë deri të dielën,”- tha një turiste.

Grupi austriak i turistëve do qëndrojë në Shqipëri për 6 ditë dhe do të vizitojnë qytete të ndryshme nga veriu në jug. Ndërsa momentalisht ndodhen në Tiranë.

Ata hynë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.

Ciceroni i grupit tha se koronavirusi ka ndikuar në uljen e numrin të turistëve.

“Janë nga Austria dhe janë 30 persona, kanë kaluar nga Muriqani. Nuk ka përceptim frike nga ana e grupit. Mediat e shtojnë situatën. Njerëzit e dinë situatën, kanë informacion por nuk kanë frikë. Grupi tjetër prej 18 personash u reduktua në 3 persona. Do bëjmë raund trip do shkojmë deri në Sarandë dhe më pas do shkojmë në Shkodër. Do qëndrojmë për 6 ditë,”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here