Google search engine
Home Aktualitet Ndërpritet plotësisht transporti publik, Erion Veliaj: Do nënshkruaj menjëherë urdhrin

Ndërpritet plotësisht transporti publik, Erion Veliaj: Do nënshkruaj menjëherë urdhrin

0
403

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se transporti publik të Tiranë do të ndërpritet plotësisht si një tjetër masë drastike e ndërmarrë nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

“Menjëherë sapo të shkëpus lidhjen me ju do të nënshkruaj urdhrin për ndërprerjen e plotë të transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku fluksi i lëvizjeve me urban ka rënë me 70%, me duam që të bjerë dhe 30 % që ka mbetur. unë nuk jam shkencëtar por dihet që virusi ka një kurbë të vetën që bie në proporcion me masat që ndërmerren. Preken më pak banorë në kohë më të shkurtër nëse minimizohet lëvizja e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Tiranës në Euro News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here