Google search engine
Home Aktualitet Mbërrijnë 2 autobusë dhe 1 furgon nga Italia, Brahimaj zbulon masat e...

Mbërrijnë 2 autobusë dhe 1 furgon nga Italia, Brahimaj zbulon masat e rrepta: Janë identifikuar të gjithë! Do shoqërohen deri në Tiranë nga ‘rrugorja’!

0
268

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka bërë me dije se udhëtarët që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet doganës së Muriqanit janë urdhëruar të vetëkarantinohet, në të kundërtën do të gjobiten.

Ai ka bërë me dije se janë identifikuar të gjithë një e nga një dhe do të mbahen në vëzhgim. Autobusët kanë destinacion final Tiranën dhe do të shoqërohen nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

“Ne jemi bashkë, i porositim dhe i njoftojmë që të vetëkarantinohen për 14 ditë të gjithë. Nëse këtë qytetarë nuk vetëkarantinohen dhe konstatohen nga policia, do vendosim gjobë. Janë marrë të gjithë të dhënat, janë identifikuar dhe e dimë kush janë me nr pasaporte ose ID kartë dhe i kemi paralajmëruar. Asnjë tolerim kush shkel rregullin. Do shoqërohen nëpërmjet shërbimeve të qarkullimit deri në kufi me Lezhëm dhe më pas Lezha do t’i shoqëroj deri në destinacionin final që është Tirana. Do të vetë karantinohen. Janë dy autobus, një furgon dhe disa mjete të vogla. Nuk kemi informacion që do të vijnë mjetet të reja nga Italia”, tha Brahimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here