Google search engine
Home Politike Koronavirusi “shpërthen” në Shqipëri/ Mesazhi i fortë i ambasadorit shqiptar në Kinë:...

Koronavirusi “shpërthen” në Shqipëri/ Mesazhi i fortë i ambasadorit shqiptar në Kinë: Po i propozoj politikës sonë hapin urgjent…

0
403

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka komentuar situatën lidhur me koronavirusin të cilën po kalon Shqipëria.

Belortaja i bën apel politikës shqiptare se nuk është momenti për t’u shpërndarë dhe për të sulmuar njëri-tjetrin, pasi këto akte vetëm dëmtojnë.

Ambasadori shkruan:

Avantazhin që i dha Kinës uniteti absolut që ofron sistemi përballë virusit, ne s’mund ta kemi. Por një hap mund ta bëjmë:

Më lejoni me modesti t’i propozoj politikës sonë hapin urgjent: të vulosin së bashku “Paktin kombëtar për përballimin e Epidemisë”! Çdo sulm i një pjese tonës kundër tjetrës, çdo akuzë sado e drejtë, çdo harxhim energjish e burimesh për të fundosur njëri-tjetrin pikërisht në këto ditë, veçse na leqendis, na shkatërron besimin, dobëson imunitetin, trondit furnizimet, dekurajon mjekët, çorodit funksionimin e makinerisë e cila po përpiqet të shpëtojë jetët tona. Ok, sistemoni faktet, akuzat, kopsisni letrat, shtroni modele për mirëqeverisje, por ju lutem gjërat kanë prioritet: le ta shtyjmë kete betejën mes nesh për pak më vonë: sapo të kemi garantuar JETËN! Sot ..nuk e kemi luksin dhe as atë potencial qe ..të shpërndahemi!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here