Lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe pasi u shënua viktima e parë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Me anë të një video-mesazhi kreu i qeverisë bën thirrje që të ndiqen informacionet zyrtare. Rama u shpreh se personat e ardhur nga Italia dhe që nuk janë vetëkarantinuar, në momentin që zbulohen se janë mbartës të virusit do të gjobiten me 5000 euro.
“Sot në mëngjes nga “rrethimi” i detyruar në Kryeministrinë e zbrazur 80%
FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, shkruan kryeministri në Facebook.








































