Google search engine
Home Politike Parlament Koronavirusi/ Anulohet seanca plenare, numri dy i PS komunikon vendimin e rëndësishëm...

Koronavirusi/ Anulohet seanca plenare, numri dy i PS komunikon vendimin e rëndësishëm dhe jep instruksionet e prera për deputetët: Ta përballojmë me sa më pak pasoja armikun e padukshëm!

0
672

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, është vendosur që Kuvendi të mos mblidhet në seancë plenare.

Balla bën të ditur gjithashtu se komisionet do të vijojnë punën dhe të gjithë do të jenë në gatishmëri për ndjekjen e situatës.

Postimi i plotë:

KUVENDI I SHQIPËRISË NUK DO TË MBLIDHET NË SEANCE PLENARE, NË KUADËR TË MASAVE TË DOMOSDOSHME PËR SITUATËN E EMERGJENCËS.

Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH.

FRIKË JO, KUJDES PO!

MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH

#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here