Ishte në kërkim prej kohësh, arrestohet nga Policia e Lezhës ish-zyrtari (Emri)

0
375

Ditën e sotme ka rënë në pranga ish-punonjësi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lezhë.

Eraldo Smaçi, 31 vjeç, kërkohej nga policia prej dy vitesh në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. S., 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here