Një 70-vjeçar është rrëzuar i vdekur sot në qytetin e Shkodrës.
Sipas abcnews.al mësohet se 70 vjeçari kishte shkuar për të marrë pensionin dhe pasi doli nga zyra e postës i është drejtuar motoçikletës së tij, por papritur është shembur në tokë.
Menjëherë është telefonuar autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.
Mjekët dyshojnë për një atak kardiak, por ka të dhëna të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes së tij.









































