Google search engine
Home Aktualitet Durrësi në alarm, 75-vjeçarja me COVID-19 mund të ketë infektuar persona të...

Durrësi në alarm, 75-vjeçarja me COVID-19 mund të ketë infektuar persona të tjerë, mjekët tregojnë situatën dhe gjendjen e saj: Jemi të tmerruar, ka disa ditë e shtruar në spitalin tonë

0
459

Rasti, i cili rezulton të jetë i pari në qytetin bregdetar, u konfirmua paraditen e djeshme, ndërsa pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare, e cila rezultoi e infektuar me COVID-19. Aktualisht, pacientja po mbahet e izoluar në Spitalin Rajonal të Durrësit, konkretisht në repartin e Infektivit nën kujdesin e stafit mjekësor.

Por ajo që e bën alarmante situatën në qytetin bregdetar është se 75-vjeçarja ka qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.

Në këto kushte, dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 75-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.

ANKTH DHE FRIKË

Konfirmimi i rastit të parë me koronavirus në Spitalin e Durrësit ka përhapur ankth, frikë dhe panik te stafi mjekësor, i cili ka dyshime se 75- vjeçarja ka infektuar me COVID-19 edhe persona të tjerë, por jo vetëm. Sipas burimeve nga stafi mjekësor, gruaja e infektuar me koronavirus ka qëndruar për disa ditë e shtruar në Spitalin e Durrësit, por vetëm paraditen e djeshme u zbulua se ishte prekur nga COVID-19.

“Jemi të tmerruar. Gruaja, për të cilën bëhet fjalë se është prekur me koronavirus, ka disa ditë e shtruar në spitalin tonë dhe ka pasur kontakte të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe me persona të tjerë. Me siguri ka infektuar edhe persona të tjerë. Jemi shumë, shumë të shqetësuar. Jemi në ankth, kemi frikë dhe na ka mbërthyer paniku. Mund të jemi edhe ne të infektuar, pasi kemi pasur kontakte me 75-vjeçaren. Duke marrë parasysh faktin se ka qëndruar disa ditë në pavijon dhe ka pasur kontakte me persona të ndryshëm, me siguri ka infektuar edhe persona të tjerë”, u shpreh për gazetën panorama një burim nga Spitali i Durrësit.

TË AFËRMIT

Ajo që e shton edhe më shumë rrezikun në këtë rast, është fakti që 75-vjeçarja, tashmë e konfirmuar me virusin COVID-19, ka pasur kontakte të afërta dhe të vazhdueshëm me të afërmit e saj. Këta të fundit mësohet se janë paraqitur menjëherë në ambientet e Spitalit të Durrësit, ku kanë kërkuar një kontroll të menjëhershëm për shkak se kanë pasur kontakte të afërta me 75- vjeçaren. Po ashtu, ata mësohet se janë këshilluar që të vetëkarantinohen, në mënyrë që mos të ndodhë përhapja e koronavirusit. Po sipas mjekëve, a është e mundur mospërhapja e virusit në një rast të tillë? Këta të fundit janë shprehur se shanset në këtë rast për mospërhapje të virusit janë të pakta, ndërsa po merren masa për të verifikuar çdo rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here