Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero ka theksuar rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe izolimit, si një nga masat më të rëndësishme për të parandaluar përhapjen. Duke folur për shifrat dhe koeficientët e prekshmërisë Pipero tha se një rast i prekur me koronavirus mund të infektojë nga 2.8 deri në 4 njerëz.
Ndërkohë, lidhur me masat e marra dhe mjekimet që përdoren në këto raste mjeku i njohur se aktualisht janë në përdorim dy antiviralë është porositur i treti, ndonëse sikurse dihet për koronavirusin nuk ka një mjekim të caktuar.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cili do të ishte skenari më negativ i parashikuar, Pipero u shpreh:
“Nuk jam pjesë e task forcës dhe nuk i kam përpara skenarët, por janë janë tre: me 50, 100 deri në 300 të sëmurë.








































