Pasi mjekët të izoluar me veshje mbrojtëse kanë futur në autoambulancë për ta çuar në Tiranë 73-vjeçaren e prekur nga koronavirusi, e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit.
Mjekët janë shprehur se 73-vjeçarja është rikthyer sërish në reanimacion se nuk është në gjendje që të përballojë transportimin.








































