Kryeministri Rama ka reaguar pas denoncimit të mjekut Ilir Allkja se është vetëkarantinuar pasi ka vizituar tre pacientë të dyshuar me Covid-19 pa veshje mbrojtëse.
Denoncimin që mjeku e kishte bërë në facebookun e tij përmes një video-mesazhi, teksa njoftonte se është vetë-karantinuar, e denoncoi kreu i PD-së Lulzim Basha.
Rama ka publikuar pak më parë në një komunikim live foton e mjekut Ilir Allkja, i cili mbrëmjen e sotme denoncoi se ishte infektuar se nuk kishte veshje mbrojtëse në Spitalin e Durrësit.
“Sapo ndoqa rastin e këtij mjekut dhe u interesova menjëherë. Pash që në profilin e tij kishte hedhur këtë foto, me një shkrim mjaft dinjiotoz.
Si mundet që një parti që pretendon të qeverisë vendit të angazhohet në një dezinformim kaq skandaloz. Se di pse, por është hera e dytë që ndodh. Me tërmetin dhe këtë herë…”, tha Rama.









































