Google search engine
Home Bota Tronditëse/ I vdiq motra nga koronavirusi dhe qëndroi 24 orë vetëm me...

Tronditëse/ I vdiq motra nga koronavirusi dhe qëndroi 24 orë vetëm me të ndjerën në shtëpi, aktori i njohur bën denoncimin e rëndë: Askush nuk vjen këtu! (VIDEO)

0
436

Tereza Franzese, një grua 47 vjeç, nga Napoli, e prekur edhe nga epilepsia vdiq në apartamentin e saj. Lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, Luca, përmes një videoje në Facebook denoncoi vonesën e institucioneve, i cili është edhe një aktor i njohur në Itali.

Përmes kësaj videoje shihet edhe kufoma e motrës së tij e cila ndodhet në krevatin e shtëpisë së saj prej 24 orësh. Në një video të dytë njoftoi se tamponët që ai vetë kishte kërkuar për motrën e tij rezultuan pozitiv, pra që ajo ishte mbartëse e koronavirusit, pas kësaj gjendje dhe ai vet do të vetëkarantinohej.

Për këtë gjendje është shprehur edhe agjencia funerale e cila ka thënë:

“Sa i përket lajmit trishtues që ka përfshirë familjen Franzese theksojnë se një agjenci funerale tashmë ka marrë përsipër të kryejë varrimin e të ndjerës.

Për momentin, është e qartë për delegatët tanë se problemi i mosrespektimit të procedurave është i një natyre administrative: sigurisht që nuk ka të bëjë me dëshirën e punonjësve në këtë sektor për të kryer punën e tyre dhe për të përmbushur detyrën e tyre delikate.

Ne gjithashtu shfrytëzojmë rastin për të ritheksuar që shumica e personave që kryejnë këtë proces janë pajisur me të gjithë masat për  kujdesin që duhet të kenë në përputhje me rregullat e diktuara nga Qeveria, ata janë në gjendje të ofrojnë shërbime funerale, në përputhje të plotë me indikacionet qendrore për mospërhapjen e epidemisë së Covid-19“, thuhet në reagimin e agjencisë funerale.

Italia është duke u përballur me pasoja serioze të koronavirusit, ndërkohë që ka shënuar rreth 460 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here