Google search engine
Home Aktualitet Ngjarje e rëndë në Durrës/ Plagoset me thikë 25-vjeçari, dërgohet me urgjencë...

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Plagoset me thikë 25-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital (DETAJE)

0
355

Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 25 vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. B., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, më datë 09.03.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here