Google search engine
Home Lifestyle “Të dashur Rezarta dhe Ermal, ju lë…”, nusja e nipit të Nexhmije...

“Të dashur Rezarta dhe Ermal, ju lë…”, nusja e nipit të Nexhmije Hoxhës publikon mesazhet që iu shkruajti bashkëshortja e ish-diktatorit para se të ndahej nga jeta

0
481

Të shumtë kanë qenë dje personazhet publikë që kanë zgjedhur të urojnë nënat apo gjyshet e tyre në rrjetet sociale për festën e 8 Marsit.

Një ndër to është edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila në këtë ditë ka zgjedhur të kujtojë të ndjerën Nezhmie Hoxhan, gjyshen e bashkëshortit të saj.

Ajo ka postuar disa shënime të lënë në libër nga Nexhmija, të cilat janë një uratë për Rezartën dhe nipin e saj, Ermalin.

 “Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë, bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort, Nexhmija”- shkruhet në një nga librat që Nexhmije Hoxha i ka dhuruar nuses së nipit të saj.

 “Të dashur Ermal e Rezarta, ju le këtë libër, të fundit të jetës sime, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”,- shkruhet në një libër të dytë dhuruar nga Nexhmije Hoxha.

E veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ndërroi jetë disa ditë më parë, në moshën 99-vjeçare.

“Të dashur Rezarta dhe Ermal, ju lë...”, nusja e nipit
“Të dashur Rezarta dhe Ermal, ju lë...”, nusja e nipit


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here