Google search engine
Home Politike “Shmangni pub-et ku kërcehet e këndohet, ruani të moshuarit”, kryeministri Rama jep...

“Shmangni pub-et ku kërcehet e këndohet, ruani të moshuarit”, kryeministri Rama jep porositë e rëndësishme nga mbledhja urgjente e qeverisë

0
307

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të shmangin lokalet e natës pasi aty kontakti është shumë i afërt, si pjesë e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të dy rasteve të para në vendin tonë.

Gjithashtu shefi i qeverise theksoi se nuk është e nevojshme të shkosh në spitale për të mësuar nëse je i prekur ose jo, por duhet të telefonohet 127 dhe ekipet e urgjencës do e bëjnë kontrollin në shtepine tuaj.

“Të shmangin pubet e klubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por bartja tek më të moshuarit në shtëpia. Të ruajmë ata që janë më të moshuar.

S’ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo s’janë të prekur”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here