Google search engine
Home Aktualitet Rastet e konfirmuara në Shqipëri, flasin nga Infektivi babë e bir të...

Rastet e konfirmuara në Shqipëri, flasin nga Infektivi babë e bir të prekur me koronavirus: Jemi në kushte skandaloze (Zbardhet data kur kanë hyrë në Muriqan)

0
374

Babë e bir, V.K dhe P.K,të infektuar nga koronavorusit kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.

Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje ekskluzive të situatës.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.

Ai kishte mbërritur në Shqipëri në datën 24 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.

Sipas sistemit TIMS shtetasi me iniciale P. K. dhe babai i tij me iniciale V. K. kanë hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here