Google search engine
Home Aktualitet Nis dezifektimi te Invektivi në QSUT, gati dy dhomat e para të...

Nis dezifektimi te Invektivi në QSUT, gati dy dhomat e para të karantinës

0
342

Jepen të dhëna të reja në lidhje me masat që po merren pranë spitalit Invektiv në QSUT, pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus, babë e bir, 54 dhe 28 vjeç.

Sipas tij në këto momente në këtë spital ka nisur dezifektimi i të gjitha ambienteve, të brendshme dhe të jashtme nga punonjës të veshur me maska e veshje të posaçme. Po ashtu, të gjithë pacientët që hyjnë në spital do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

Deri më tani janë gati dy dhoma në katin e parë të këtij spitali për të pritur pacientë në rast fluksi. Por nëse situata do të rëndohet, i gjithë spitali me 76 shtretër do të kthehet në funksion të të prekurve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here