Dy pacientë të prekur nga pulmoniti i fortë prej koronavirusit, të shtruar në spitalin “Cotugno” në Naponi, u mjekuan me “Tocilizumab”, një medikament që përdoret në kurimin e artritit reumatoid. Reagimet e para janë të mira.
Në Kinë, “Tocilizumab”, ilaçi i përdorur për kurimin e sindromës së lëshimit citokimik pas trajtimit me qelizat CAR-T, tashmë po kalon në prova klinike në 14 spitale në Wuhan.
Testimi, që nisi të shtunën, dhe që kryhet për herë të parë në Itali, pati rezultate të mira që në 24 orët e para, sidomos te dy pacientë, që paraqesin një kuadër klinik më të rëndë, shpjeguan specialistët.
Në eksperiencën kineze, janë trajtuar 21 pacientë që kanë pasur një përmirësim të rëndësishëm në 24-48 orët e para të trajtimit, që vijohet më pas me protokollin terapeutik me bazë ilaçe antivirale.








































