Google search engine
Home Sport Juventus mposht Interin dhe rrëmben vendin e parë

Juventus mposht Interin dhe rrëmben vendin e parë

0
351

Gara për titullin e Seria A mesa duket të do zhvillohet mes Juventusit dhe Lazios pas përfundimit të derbit të Italisë mbrëmjen e sotme.

Juventusi mposhti në shtëpinë ‘e boshatisur’ nga tifozët, Interin me rezultatin 2-0.

Golat për bardh-e-zinjtë u shënuan nga Ramsey dhe Dybala në pjesën e dytë. Ekipi i Contes nuk pati fuqi të reagonte. Lukaku ishte pothuajse gjithë kohës në hije gjë që solli edhe zëvendësimin e tij në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Juventus rimerr kreun e renditjes, me 63 pikë, një më shumë se Lazio (62). Interi ndërkohë mbetet në vendin e 3-të me 54 pikë por me një ndeshje mangët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here