Google search engine
Home Politike “Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”, reagon ashpër deputeti...

“Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”, reagon ashpër deputeti që bëri xhiron në rrjetet sociale: Mallkuar qofshin ata që…

0
333

Deputeti Kostaq Papa u bë viral në rrjet për shkak të fjalimit të tij të mbajtur për gratë në Kuvend.

Ai shprehet se po hiqen fjalë nga konteksti dhe po hedhin baltë mbi të.

Reagimi i plotë:

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!

Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.

E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Ky shekull është i Shqiptarëve!

SHQIPËRI ATDHEU IM !

Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA Deputet

i Tiranës dhe Emigracionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here