Google search engine
Home Aktualitet Babë e bir të infektuar me koronavirus, zbulohet nga cili qytet i...

Babë e bir të infektuar me koronavirus, zbulohet nga cili qytet i Shqipërisë janë (Detaje)

0
382

Dy rastet e para pozitive me koronavirus në Shqipëri janë babë e bir. I riu ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë. Mësohet sipas ABC News se ata janë V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç.

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë. Ndërkohë mësohet gjithashtu se dy të infektuarit banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

Ata kanë lëvizur me makinën e tyre personale dhe kanë qenë pikërisht këtë dy persona që kanë kontaktuar në numrin 127, pasi janë shfaqur shenjat klinike. Nuk është thënë zyrtarisht pas sa ditësh qendrimi në Shqipëri këta persona kanë kërkuar ndihmën e urgjencës mjekësore.

Thirrja e mjekëve në këtë situatë u drejtohet të gjithë atyre që kanë patur histori udhëtimi në vendet e prekura kryesisht Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here