Ndërkohë që u bë publik lajmi se kreu i PD ka anuluar 2 aktivitete publike të programuara për pasditen e sotme, Lulzim Basha ka reaguar për frikën e prekjes nga koronavirusi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Basha bën thirrje se sot nuk është koha për panik dhe të gjithë duhet të reagojnë me kujdes dhe përgjegjshmëri.
“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.
Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.
Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.”, shkruan Basha.











































