Një person rezultoi pozitiv në testin për koronavirus në brendësi të redaksisë së emisionit investigativ italian “Le Iene”.
“Edhe pse rasti nuk ka prekur skuadrën e profesionistëve të pranishëm në studiot televizive të “Mediaset””, -thuhet në një deklaratë të lëshuar nga “Cologne Monzese”, “u preferua pezullimi i programit për kujdes shëndetësor dhe ftohen të gjithë personat e përfshirë të rrinë në izolim shtëpiak. Pjesët e tjera të emisionit nuk do të transmetohen, në pritje të zhvillimeve të situatës”.








































