Bundestagu gjerman ka një kupolë të qelqtë në sipërfaqe që ka një pamje 360 gradë mbi Berlin. Nuk është realizuar më kot, por ka një domethënie tepër interesante.
Në kupolë mund të ngjiten njerëz të thjeshtë, populli, për ta vizituar, si dhe për të shijuar pamjen mahnitëse të kryeqytetit gjerman.
Dhoma e debateve në Parlamentin gjerman mund të shikohet nga lart, prej kupolës, e cila simbolizon që njerëzit janë mbi qeverinë dhe mund t’i vështrojnë ata.










































