Google search engine
Home Aktualitet Ngjarja horror në Durrës/ Dalin detaje të tjera, si e qëlloi burri...

Ngjarja horror në Durrës/ Dalin detaje të tjera, si e qëlloi burri gruan me bishtin e sëpatës në sy të fëmijëve dhe përse u zunë me njëri-tjetrin (EMRI)

0
316

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku një 50-vjeçari dhunoi barbarisht gruan dhe më pas tentoi të vetëflijohej.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 mbrëmjen e djeshme. Sipas News 24,  Artan Hasa pasi ishte konfliktuar verbalisht me gruan e tij, E. Hasa, e kishte goditur këtë të fundit me një bisht sëpatë pas koke, në sy të fëmijëve, ndërsa gruaja ka humbur ndjenjat. Në gjendje të rënduar psikologjike, babai i 4 fëmijëve, ka tentuar të vrasë veten, por është penguar nga fqinjët e tij.

Mësohet se çifti prej kohësh kishin probleme, pasi burri e dhunonte shpesh herë gruan, aq sa kjo e fundit kishte kërkuar ndarjen nga ai. Mirëpo duke mos pranuar ndarjen sherri ka degraduar deri në fazën sa 50-vjeçari tentoi ta vriste bashkëshorten, në gjakënxehtësi e sipër.

Artan Hasa punon si shofer, ndërsa gruaja e tij si ndihmës kuzhiniere. Aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj është arrestuar nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here