E ftuar në emisionin “#Hashtag”, bashkëshortja e politikanit kosovar Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhënien e tyre dhe për fuqinë e gruas, në këtë prag 8 Marsi.
Moderatorja dhe bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj tha se bota është e ashpër për të dyja gjinitë, por, sipas saj, për gratë është dyfish më e vështirë për të arritur suksesin.
Por, ajo theksoi se gratë janë superfuqi, pasi janë më të qëndrueshme, kanë intuitë më të zhvilluar dhe ndoshta e kanë më të lehtë të dëshmojnë suksesin e tyre.
Anita Haradinaj tha se ndonjëherë gruaja duhet të bëjë një zgjedhje, pasi është e vështirë në në familje që të luftohet për dy karriera.
“Ramushi më ka thënë që të gjej një punë, por profesionin që kam nuk mund ta ushtroj për shkak se mund të jetë konflikt interesi. Por, ia ka vlejtur sakrifica e karreirës, për të mbështetur bashkëshortin”.










































