Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Një person ka tentuar të vrasë gruan e tij gjatë një konflikti mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Burri me inicialet A.H, rreth 50-vjeç ka qëlluar gruan e tij, E.H, 42 vjeçe, me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Më pas ai ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u varur në litar, por është shpëtuar në kohë nga një prej fqinjëve që ka ndërhyrë duke prerë litarin.
Për shkak të dhunës së ushtruar, burime nga policia bëjnë me dije se 42 vjeçarja është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.A.,50 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”








































