Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjyqtari i Apelit në Tiranë “ndan” trupën gjykuese të KPK, zbardhet vendimi...

Gjyqtari i Apelit në Tiranë “ndan” trupën gjykuese të KPK, zbardhet vendimi i shkarkimit për Fatri Islamajn

0
379

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Në vendim vihet re se trupa gjykuese është “ndarë” gjatë dhënies së vendimit, ku njëri nga anëtarët ka votuar për konfirmimin në detyrë të tij. Anëtari Lulzim Hamitaj është shprehur në fjalën e tij se nuk është dakord me anëtarët e tjerë të trupës për kriterin e pasurisë, ndërsa mban të njëjtin qëndrim për dy kriteret e tjera. Konkretisht, Hamitaj shprehet se Ismalaj arriti një nivel të besueshëm edhe në rivlerësimin e pasurisë. “Unë, komisioner Lulzim Hamitaj, si anëtar i trupit gjykues, nuk pajtohem me vendimin e marrë nga kolegët e shumicës për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shkak se subjekti i rivlerësimit, sipas mendimit të pakicës, arriti një nivel të besueshëm edhe në rivlerësimin e pasurisë, ndërsa, në lidhje me kriterin e figurës dhe të aftësive profesionale, si dhe me pikat e tjera (me përjashtim të pikave nr. 83 – 881 ) të rivlerësimit të kriterit të pasurisë, që nuk do të analizohen në vijim, bashkohem me mendimin e shumicës së trupit gjykues, të shprehur në vendim. Unë, si anëtar në pakicë/kundër, vlerësoj se subjekti i rivlerësimit duhej të ishte konfirmuar në detyrë, pasi ka arritur një nivel të besueshëm në rivlerësimin e pasurisë së familjes së tij”, shkruhej në vendimin e pakicës. Anëtari pas listimit të një sërë argumentesh, kundër vendimit të shumicës, shprehet si përfundimisht se Islamaj duhet të konfirmohej në detyrë. “Në lidhje me të tria kriteret e rivlerësimit, bazuar në provat që disponon Komisioni, në përgjigjet e subjektit dhe në deklarimet e bëra prej tij në seancën dëgjimore, subjekti i rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, ka arritur një nivel të besueshëm për vlerësimin e pasurisë dhe të kontrollit të figurës, si dhe një nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Për rrjedhojë, krijohet bindja se shumica nuk duhet të kishte disponuar shkarkimin nga detyra të këtij subjekti, por konfirmimin e tij në detyrë”, shkruhet në vendim. Ajo që u vu re në vendim është se të dyja palët theksin e kishin vendosur në kriterin e pasurisë, dhe dështimi i gjyqtarit për të provuar të kundërtën e gjetjeve të Komisionit në këtë kriter, e fundosi Islamajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here