Durrësi tronditet ditënn e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku bashkëshorti ka masakruar dhe dhunuar barbarisht me bishtin e sopatës gruan e tij, kanë dalë të tjera detaje të reja.
Burri Artan Hasa pasi dhunoi barbarisht gruan e tij, Elida Hasa tentoi të vetëflijohej. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku do t’i nështrohet një operacioni.
“Divorci i nënës, kjo ishte arsyeja e sherrit mes prindërve. Nëna ka hapur procedurat e divorcit. Nëna do t’i nështrohet një operacioni pasdite”, është shprehur ajo.
Mbrëmjen e djeshme në Durrës Artan Hasa goditi me bishtin e sëpatës pas kokës gruan e tij dhe menjëherë ajo humbi ndjenjat. Pas ngjarjes, 50-vjeçari mendoi se 42-vjeçarja ndërroi jetë dhe tentoi të vetëvarej, por u shpëtua në kohë nga policia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë kërkesa e gruas për divorc. Autori është arrestuar nga Policia.