Google search engine
Home Politike DASH tregon lidhjet e Klement Balilit me Metën, presidenti shton tonet antiamerikane...

DASH tregon lidhjet e Klement Balilit me Metën, presidenti shton tonet antiamerikane para vendimit final për shpërndarjen e Parlamentit

0
443

Presidenti Ilir Meta duket se nuk i ka fort mirë punët me ndërkombëtarët. Teksa reforma në drejtësi po hyn në shina dhe thirrjet e SHBA-BE po shtohen për të ndëshkuar të korruptuarit, presidenti ka nisur një luftë të paprecedentë me ambasadorët. Madje Meta arriti deri aty sa ktheu në target ambasadoren e re të SHBA, e cila ka pak më shumë se një muaj që ka marrë detyrën. Por presidentit një goditje e fortë i ka ardhur dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Teksa Meta po sulmon paketën anti-KÇK, në raportin e DASH për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave përmendet rasti i arrestimit të Klement Balilit. Por e bukura është se në raport thuhet se Balili ka qenë një funksionar politik. Të gjithë e dimë se Balili ishte drejtor i transporteve i emëruar nga LSI dhe Meta. “Shqipëria pati disa suksese në luftën ndaj krimit të organizuar. “Mbreti” i drogës, Klement Balili, i quajtur “Pablo Escobar i Ballkanit”, ishte një zyrtar i lartë politik në pushtetin vendor, i akuzuar për trafik droge në Greqi. Greqia e dënoi atë në mungesë për kontrabandën e narkotikëve, por ai kishte qenë i fshehur në Shqipëri për dy vjet. Duke përdorur ligjin antimafia, prokurorët sekuestruan përkohësisht Santa Quarantan, hotelin luksoz të Balilit, dhe 19 prona të tjera në Shqipëri në 2017. Ai përfundimisht u dorëzua në fillim të vitit 2019 dhe u dënua me 10 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurive”, thuhet në raport. Fakti që SHBA përmend se Balili ka pasur lidhje politike duket se është një mesazh shumë i qartë. Kur u bë arrestimi i tij pati shumë debate, ndërsa dolën dhe fakte për lidhjet me LSI apo presidentin, i cili inauguroi dhe hotelin Santa Quaranta, të sekuestruar nga prokuroria, hotel që citohet në raport.

Meta sulmon ndërkombëtarët

Ndërkohë edhe dje presidenti ka shtuar thirrjet antiamerikane. Ai ka lëshuar kritika ndaj atyre që mbështesin ministren Etilda Gjonaj. Ambasadorja e SHBA u rreshtua hapur krah saj. Dje Meta në një deklaratë shtypi goditi edhe Kuvendin, por edhe ndërkombëtarët, ndërkohë që është para vendimit final për shpërndarjen e Parlamentit. “A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po ua them ju qytetarëve të Shqipërisë, gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë që vijnë këtu, mazhorancës, qeverisë, opozitës, që kam bërë çdo gjë që Shqipëria 1 minutë të mos rrinte pa Gjykatë Kushtetuese, i dinë përpjekjet e mia dhe kush e minoi, dhe të mos ndjejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar? E ka shkaktuar vetë mazhoranca që tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën nuk ka bashkëjetesë paqësore në këtë vend, sepse nuk ka më arbitër. Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e ndërkombëtarëve që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të presidentit. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu? Ka vetëm një interes, pushtet absolut dhe për të minuar interesat kombëtare”, tha ai, duke sulmuar hapur SHBA-BE. I pyetur nëse i qëndron vendimit për shpërndarjen e parlamentit pas 15 marsit, Meta tha se “integriteti i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe, e patë uraganin kuqezi”.

Meta sulmon Ruçin

Por përveç qeverisë, presidenti Ilir Meta sulmoi edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa i bëri thirrje këtij të fundit të qëndrojë me shtetin ose me mafiozët siç i quan ai. Madje, Meta i kërkoi Ruçit që Kuvendi të hetojë ministren Gjonaj. “Po dëgjoja pak më parë kryetarin e Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkojë hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendi për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

DASH tregon lidhjet e Klement Balilit me Metën, presidenti shton tonet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here