Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut dy raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimin zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.
Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.











































