Google search engine
Home Aktualitet Çfarë po ndodh në Kapshticë? Merren masa të rrepta, policia e Frontex...

Çfarë po ndodh në Kapshticë? Merren masa të rrepta, policia e Frontex me “dorë të hekurt”, jep të dhënat zyrtare: 279 shqiptarë që do kalonin kufirin i kthyem mbrapsht sepse…

0
344

Shtohen masat në Policinë Kufitare në Kapshticë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare, ku gjatë muajit shkurt janë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Konkretisht sipas policisë:

-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here