Në një postim në rrjetin social ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcellë një mesazh të fortë, nëpërmjet të cilit tregon se SHBA vijon të mbetet në krah të Shqipërisë.
Yuri Kim ka shpërndarë një shkrim të “NYT”, ku ndër të tjera shkruhet se “100 vite më parë, presidenti amerikan, Woodrow Wilson “vrau” mundësinë e një marrëveshje mes Jugosllavisë dhe Italisë, për copëtimin e territoreve shqiptare, bazuar në Traktatin e fshehtë të Londrës. Për këtë shqiptarët mbeten përjtësisht mirënjohës.”
Ambasadorja Kim bashkangjitur postimit shkruan, “SHBA është ende me Shqipërinë!”.









































