Google search engine
Home Politike Zbardhën një pjesë të raportit të Komisionit të Venecias për shkarkimin e...

Zbardhën një pjesë të raportit të Komisionit të Venecias për shkarkimin e Ilir Metës, SHBA jep mesazhin e fortë

0
342

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje palëve që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Ambasada Amerikane shkruan:

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here