Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandë me mallra”, në këtë rast një luan.
Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin “Maja e Zezë”, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.












































