Shpërthen skandali, Meta letër në Bruksel kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, nxin vendin dhe qeverinë, ja shkresa

0
363

Presidenti Ilir Meta po lobon kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Tentativat e tij për destabilizim erdhën jo pa qëllim para vendimit që do të marrë BE për të hapur ose jo negociatat. Por Meta nuk është ndalur me kaq. Në datën 3 mars, Meta i ka dërguar një letër Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku i kërkon hapur që të mbyllet dera për Shqipërinë. Kjo lëvizje e Metës vjen një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave me BE. Meta ka sulmuar qeverinë dhe raportin e KE dhe e ka nxirë situatën e vendit duke bërë kështu që të ndikojë negativisht në opinionin e BE. Meta është shprehur se nuk është dakord me një nga faktet e shkruara në raport. Kreu i shteti ka shkruar se është dakord që ka një mosmarrëveshje, por kjo jo për faj të tij, por të mazhorancës, sipas së cilit ka qëllim që të kapë Gjykatën Kushtetuese. “Ka me të vërtetë një mosmarrëveshje që rikonfirmon procedurën e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues, por kjo është për shkak të një interpretimi të ndryshëm të mazhorancës socialiste, e cila kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit, dhe të përshkallëzojë më tej krizat në Shqipëri. Presidenti i Republikës ka respektuar dhe implementuar plotësisht dispozitat e sakta konstitucionale dhe ligjore të përcaktuara me ligj”, thuhet në letrën e Metës.

Ja letra e Metës

Letra e Metës ndryshe nga sa ai pretendon, nuk është një letër e cila përpiqet të ndihmojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por përkundrazi e pengon këtë, pasi Meta në të gjithë letrën e tij ka hedhur sulme dhe ka akuzuar qeverinë. Meta ka theksuar në letër se Parlamenti i Shqipërisë ka kaluar një ligj antikushtetues. “Për të kompletuar gjërat më tej, duhet të dini që kjo mazhorancë kaloi një ligj anti kushtetues në Parlament, duke ndërhyrë në procedurën e hyrjes së konsultimit të lirë për Presidentin e Republikës, parashikuar në nenin 129 të Marrëveshjes. Më lejoni të vë në dukje se ky ligj është miratuar në ditën kur Komisioni Venecias mbërriti në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre për këtë çështje”, thekson Meta në letër. Në letrën e presidentit duket qartë se Meta kërkon që të ndikojë negativisht në vendimin e BE për hapjen e negociatave. Presidenti paraqet në letrën e tij një vend me shumë probleme. Duke iu referuar mazhorancës, me të cilën ai ka një konflikt, Meta shprehet se mazhoranca dhe oreksi i saj politik është duke prishur ekuilibrat në vend. Po ashtu ai ka folur për krizë politike në letrën e tij. “Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të gjykatës. Për momentin, unë kam krijuar të gjitha dokumentet zyrtare që mbështesin çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryera nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë, që kanë hedhur akuza penale kundër të gjithëve të përfshirë në këtë skemë në SPAK. Përgjatë gjithë kësaj kohe, unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam informuar zyrën e Delegacionit të BE dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së në çdo hap të këtij procesi”, thuhet në letër. Në fund të letrës së tij Meta betohet se do të mbrojë vendin dhe do të përpiqet ta nxjerrë atë nga situata dramatike politike në të cilën ndodhet. Ai shprehet se do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. “Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri”, përmbyllet letra e Metës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here