Google search engine
Home Politike Sali Berisha presion Lulzim Bashës, i kërkon të nxjerrë mësim nga tubimi...

Sali Berisha presion Lulzim Bashës, i kërkon të nxjerrë mësim nga tubimi i 2 marsit, thirrje për revolta e kaos si në Bolivi e Armeni

0
460

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i ndahet shpirti nga dhuna dhe kaosi. Përveç rreshtimit krah Ilir Metës, Berisha kërkon që edhe opozita të zbresë në rrugë për rrëzimin e qeverisë. Teksa Basha është disi i tërhequr nga skenarët destabilizues të presidentit, Berisha ka rritur presionet për rikthimet e protestave. Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme për “Euro News”, ish-kryeministri deklaroi se PD duhet ta lexojë mirë tubimin e 2 marsit dhe manifestimit popullor t’i japë sipas tij një frymë të re. Por përtej thirrjeve për revoltë, ish-kryeministri Sali Berisha ia uli në minimum vlerat kryedemokratit Lulzim Basha. Ndonëse ky i fundit u bëri thirrje degëve që të merrnin pjesë në tubim, Berisha ia atribuoi meritat Metës duke deklaruar se ata ishin thjesht figurantë. “Opozita dhe PD duhet ta lexojnë mirë mitingun e 2 marsit. Ai tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Uroj që opozita këtë mesazh mbarëpopullor ta lexojë dhe ti përgjigjet me një frymë në të ardhmen. Unë ia them edhe Bashës. Protestën e thirri Meta dhe e vlerësoj dhe ishte përtej imagjinatës. Ne ishim thjesht figurantë. Populli opozitar dhe PD u bëri thithje që të marrin pjesë në protestën e presidentit. Protestën e thirri Meta, opozita shkoi për të mbështetur”, tha Berisha.

Revoltat si në Bolivi e Armeni

Ish-kryeministri Berisha i shtoi më tej thirrjet për revolta, duke theksuar se opozita duhet të kthehet sa më shpejt në rrugë sepse në të kundërt e ka të humbur luftën ndaj Ramës. Berisha paralajmëroi gjithashtu kryeministrin Rama se do ta priste i njëjti fat si i presidentit të Bolivisë, Evo Moralesit. “Unë e kam thënë që atëherë, kam thënë që duhet të rrëzohet ose do të jetë gjë e dëmshme për PD. PD nuk arriti ta rrëzojë dhe as të pengonte zgjedhjet. Nëse PD do i bënte këto do i bënte një të mirë vendit. Çdo ditë që ikën pa protesta duhet të jetë një ditë e humbur. Kur qeveria vendos të mos lejojë qytetarët për të vetuar qytetarët do e rrëzojnë me revolucion. Njësoj si ndodhi në Bolivi sepse dhe atje u dhunuan zgjedhjet po ata nuk kanë ODHIR. Populli bolivian e nisi Evo Moralesin për në Meksikë. E njëjta gjë ndodhi dhe në Armeni. Kur të vendosin 3 apo 4 mijë shqiptarë për ta rrëzuar Ramën, ai do ia mbathë jo në Surrel, por në shkretëtirë për të futur kokën”, tha Berisha.

Shpërndarja e Parlamentit

Po ashtu, ish-kryeministri doli në krah të presidentit Ilir Meta, duke deklaruar se kreu i shtetit ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin, pasi në bazë të Kushtetutës nuk janë 140 deputetë. Sipas tij, Meta duhet ta kishte bërë më parë shpërndarjen e Kuvendit dhe të mos lejonte hyrjen e deputetëve zëvendësues. “Unë mendoj se zoti Meta mund ta shpërndajë Parlamentin. Në Kushtetutë kush e shpërndan Parlamentin? Presidenti. Kushtetuta thotë që Kuvendi kërkon 140 deputetë dhe jo 120. Kjo ka të bëjë me përfaqësimin. Ata që janë ulur në Kuvend janë në kundërshtim me Kushtetutën. Pra qytetarët shqiptarë mbetën pa përfaqësues në Parlament. Po të mos ishte narko Parlamenti, ai duhet të shkrihej vetë. Nëse ata nuk e bëjnë i vetmi institucion që e ka të drejtë ta bëjë është presidenti dhe për mua është i vonuar për këtë gjë, duhet ta kishte bërë më parë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here