Google search engine
Home Politike Ligji për pronësinë, PD: Është anti-kushtetues, nuk ka zbatuar propozimet e Komisionit...

Ligji për pronësinë, PD: Është anti-kushtetues, nuk ka zbatuar propozimet e Komisionit të Venecias, do ta rrëzojmë në Kushtetuese

0
447

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku listoi 5 arsyet pse ligji për kalimin e pronësisë që u miratua ditën e djeshme në Kuvend, është anti-kushtetues. Gjatë një deklarate për mediat, Tabaku u shpreh se mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat e Komisionit të Venecias, duke shtuar se ky ligj është anti pronë dhe në mbështetje të oligarkëve. “Edi Rama, ka prodhuar në 7 vjet një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë. Synimi i këtij korpusi ligjor është zhdukja e të drejtës së qytetarit për të gëzuar pronën, vjedhjen e saj për interesa personalë të tarafit ekonomik të Ramës. Në gjithë këtë grup ligjesh, qeveria dhe mazhoranca kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Strasburgut. Të uritur për të gllabëruar e marrë çdo pronë të mundshme, mazhoranca ka dhunuar plotësisht parimin e shenjtë të Kartës së të Drejtave të Njeriut. Në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të Komisionit të Venecias”, tha ajo. Tabaku deklaroi më tej se Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu zotohemi se do të trajtojmë pronën, pronarët dhe qytetarët që duan të gëzojnë pronën e tyre jo me parimin “prona e para”. Përkundrazi, ne do të vendosim pronën dhe gëzimin e saj primare duke vlerësuar dhe respektuar çdo zgjidhje që nuk e trajton këtë proces si formë kërcënimi, por si një mënyrë për të respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, tha Tabaku. Sipas ish-deputetes demokrate, tashmë janë në fuqi disa ligje që bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. “Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri-tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here