Koronavirusi që po “gjunjëzon” botën është kthyer në një kambanë alarmi për shumë vende, dhe kjo për shkak të numrit të viktimave që janë në rritje çdo ditë.
Ndërkohë që numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA arriti në 12, Shtëpia e Bardhë e ka pranuar se kombi ka mungesë të provave për virusin.
Nënkryetari Mike Pence e ka pranuar se administrata e Trump nuk do të jetë në gjendje të përmbushë objektivin e saj për të ofruar një milion komplete testimi këtë javë.
Si duket edhe SHBA është ‘gjunjëzuar’ para këtij virusi që ka marrë përmasa të frikshme ,por po vepron për të marrë masa. Kongresi u angazhua për të aprovuar një paketë të ndihmës urgjente për të luftuar shpërthimin në masë të virusit në vend.
Nga ana tjetër kujtojmë që Italia nuk po gjen qetësi nga koronavirusi, duke u rendituar si vendi i katërt në botë dhe i pari në Europë për nga prekshmëria.
Shifrat e fundit njoftojnë për 148 të vdekur nga koronavirusi, 3858 të infektuar dhe 414 të shëruar. Të 20-të rajonet janë të prekur, thonë mediat fqinje.
Mdërsa në nivel global, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të virusit.









































