Presidenti rus, Putin, dhe homologu i tij turk, Erdogan, zhvilluan një takim në Kremlin, i cili rezultoi të ishte pozitiv. Ata njoftuan se kanë arritur marrëveshjen për armëpushimin në Idlib të Sirisë, që pritet të fillojë nga mesnata.
Idlib ka parë luftime të ashpra kohët e fundit, në mes të një sulmi sirian të mbështetur nga Rusia për të rimarë kontrollin mbi rajon, duke bërë që Turqia të dërgonte mijëra trupa për të zmbrapsur ushtrinë siriane.
Marrëveshja gjithashtu parashikon krijimin e një korridori të sigurisë 12 km, duke filluar nga 15 marsi, i cili do të patrullohet nga trupat ruse dhe turke.